Aleksi Rusta ka qenë pjesë e ekipit të “Frashëri Law Firm” edhe si i punësuar edhe si stazhier për kryerjen e stazhit të avokatit gjatë periudhës 02.02.2022-28.06.2022, ku zhvilloi praktikën e tij profesionale në fushën e drejtësisë. Gjatë qëndrimit në firmë, ai tregoi përkushtim të lartë, aftësi analitike dhe dëshirë për të mësuar e punuar. Ka asistuar në përgatitjen e dokumenteve ligjore, kërkesave gjyqësore dhe analizave të çështjeve në zhvillim.
Ai kontribuoi në punën e përditshme të zyrës me profesionalizëm, korrektësi dhe bashkëpunim të shkëlqyer me ekipin. E veçanta e kontributit të tij ishte: njohja e mirë e teknologjisë HiTec dhe Webdesign. Falë mundësive dhe trajnimeve të ofruara nga Frashëri Law Firm, ai përvetësoi Platformën e Inteligjencës Artificiale në Profesionet Ligjore duke e vënë atë në zbatim në trajtimin e dokumentacionit të klientit, sidomos për të zbuluar falsitetin e dokumenteve të përdorur, por edhe për përdorimin e saj në Prokurimet Publike, rishikimin e kontratave, IBOR, pasuritë e paluajtshme etj.
Ai vazhdon të zhvillohet profesionalisht dhe mbetet pjesë e rrjetit të ish-studentëve dhe praktikantëve të zyrës sonë, duke qenë gjithmonë një shembull i suksesit dhe bashkëpunimit të frytshëm.
Sot Aleksi punon në fushën ligjore ku merret me ofrimin e këshillimeve juridike dhe përgatitjen e dokumenteve ligjore.
Ai flet për eksperiencën e tij në Frashëri Law Firm:
“Praktika ime pranë Frashëri Law Firm ka ndikuar ndjeshëm në formimin tim profesional, pasi më ka dhënë përvojë të vlefshme në analizimin e rasteve, hartimin e kontratave dhe zbatimin praktik të legjislacionit. Gjatë asaj periudhe kam zhvilluar aftësi në kërkimin ligjor, komunikimin me klientët dhe punën në grup, të cilat më ndihmojnë shumë në detyrat që kryej sot. Frashëri Law Firm ishte e para dhe e vetmja firmë ligjore në Shqipëri që mori në vitin 2020 ekskluzivitetin e përdorimit të Platformës së Inteligjencës Artificiale në Profesionin e Avokatit dhe unë pata fatin të trajnohem dhe të përdor këtë platformë në proceset ligjore të firmës për të analizuar riskun kontraktual dhe depërtuar thellë në dokumentet e klientit”.
