a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
Alumni Story — Arjeta Prendi • Frashëri Law Firm

Arjeta Prendi

Dëgjo më shumë nga Anëtarët e Alumni Spotlights

Alumni të Frashëri janë profesionistë, liderë, inovatorë dhe vizionarë. Përmes historive dhe sukseseve të tyre, ne festojmë arritjet dhe ndajmë perspektiva.

Shiko të gjitha historitë e alumni
Arjeta Prendi
Arjeta Prendi ka qenë pjesë e ekipit të “Frashëri Law Firm” gjatë periudhës 10.11.2021-17.11.2022.

Arjeta Prendi ka qenë pjesë e ekipit të “Frashëri Law Firm” gjatë periudhës 10.11.2021-17.11.2022. Gjatë periudhës së stazhit të avokatit në Frashëri Law Firm, ajo tregoi nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësie analitike. U angazhua në përgatitjen e dokumenteve proceduriale, analizën e praktikës gjyqësore dhe asistimin në çështje të ndryshme ligjore. Nën mbikëqyrjen e avokatit, fitoi përvojë të vlefshme në fushat e së drejtës civile, tregtare dhe administrative. Gjatë praktikës, u dallua për korrektësi, përgjegjësi dhe respekt ndaj etikës profesionale.

Kontributi i saj në proceset kërkimore dhe analizat ligjore u vlerësua nga ekipi ynë. Ajo tregoi aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi dhe komunikimi me klientët. Ishte gjithmonë gati të ndihmonte ekipin dhe të kontribuonte me ide të reja. Për ne, stazhi i saj ishte një periudhë e frytshme dhe inspiruese, që tregoi vlerat e një profesionisti të ardhshëm të drejtësisë. Përvoja në Frashëri Law Firm i mundësoi të thellojë njohuritë dhe të zhvillojë kompetenca praktike për ushtrimin e profesionit të avokatit.

Sot ajo është e punësuar si avokate në një zyrë avokatie dhe merret me çështjet civile dhe administrative.

Ajo flet për eksperiencën e saj në Frashëri Law Firm:

“Lidhur me praktikën në firmën ligjore Frashëri Law Firm mund të them se ka qenë një praktikë e cila jo vetëm më ka ndihmuar, por edhe kam mësuar shumë gjëra pasi avokati z. Kastriot Frashëri më angazhonte për çështje të ndryshme. Avokatit i them faleminderit për mundësinë që më ka dhënë dhe i uroj sa më shumë suksese”.