Bashkohuni me një studio ligjore të njohur ndërkombëtarisht Frashëri Law Firm - SFAI Albania dhe kontribuoni në praktikën ligjore, shërbimet këshillimore dhe përfaqësimin pranë gjykatave shqiptare dhe organeve të arbitrazhit.
“Frashëri Law Firm” është e regjistruar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ofron konsulencë ligjore, asistencë dhe përfaqësim në të gjitha juridiksionet dhe procedurat e arbitrazhit. Ju do të punoni brenda një ekipi me performancë të lartë në qendër të Tiranës, si pjesë e rrjetit ekskluziv SFAI Global.
Në mbështetje të Ligjit Nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, studioja ligjore shpall pozicionet e lira për rolin “Avokat”.
Dërgoni dokumentet tuaja me email në [email protected] ose dorëzojini ato në adresën tonë: Studio Ligjore “Frashëri Law Firm”, Rruga “Abdulla Keta”, Nr. 5, Kati III, Tiranë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë në përputhje me Ligjin Nr. 9887. Afati i aplikimit: Pa afat.