a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu

Avokati i bën suprizë pas 40 vjetësh mësueses së tij në Ditën e Mësuesit në Euronews Albania 

 

(7 Mars 2025)

Në ditën e mësuesit “7 Mars”, I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, ka suprizuar pas 40 vjetësh në studion e emisionit “People” mësuesen e tij znj. Lefteri Gjoshe, gjatë viteve të shkollës së mesme.

Vizita suprizuese e kreut të Frashëri Law Firm për mësuesen e tij ndodhi në studion e Euronews Albania TV me moderatorin Flori Gjini dhe është një shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e mësuesve tanë ndër vite, deklaroi avokati i njohur.

Rasti e solli që në këtë ditë feste zoti Frashëri të shprehte vlerësimin e tij të lartë jo vetëm për një prej mësuesve të dashura të shkollës së mesme znj. Lefteri Lena Gjoshe, por edhe për disa mësues të tjerë, një pjesë e të cilëve sot nuk ndodhen më midis nesh, deklaroi ai, si të ndjerët Xhevdet Memo, Polikron Pacani, Andon Stajo, Janaq Lena, Maksi Malushi, Petraq Tanellari, apo dhe Vangjel Kosta, Dalip Liço , Estref Duro, Diana Kasapi, Lirika Çikopano, Bashkim Shyle , Riza Merko , Kostanca Qirjazi etj.

“Vitet ikin por dashuria dhe respekti për ta nuk shuhet kurrë”, deklaroi avokat Kastriot Frashëri për Euronews Albania. Dhe në ato pak minuta televizive së bashku me mësuesen e tij të emocionuar nga kjo vizitë e papritur në studio sollën kujtimet e 40 viteve më parë në marrëdhënet mësues-nxënës në Shkollën e Mesme “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, e cila atë kohë ishte një nga shkollat më të mira të Republikës.

Duke përfituar nga rasti në këtë ditë të shënuar për arsimin shqiptar avokati dhe publicisti i njohur Kastriot Frashëri theksoi me dashuri “Kjo ditë le të jetë dhe një homazh për gjithë mësuesit tanë të ndjerë të cilët nuk ndodhen midis nesh”.

Për të parë suprizën e avokatit mund të klikoni linkun këtu:

https://m.youtube.com/watch?v=V00MNFdDWbM