Ekipi ynë ligjor, prej shumë vitesh, ka këshilluar investitorët, sipërmarrësit, kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse vendase dhe të huaja për të drejtat dhe detyrimet e tyre se si të bëjnë biznes, të hapin dhe të menaxhojnë një kompani në Shqipëri.
Përveç këshillave ligjore, pasi ne të kemi dëgjuar për idenë ose nevojat tuaja, ekipi ynë i avokatëve do t’ju ndihmojë në kohë reale dhe me standardet më të larta profesionale.