a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
Brikena Braçellari — Avokat | Biografi & Fakte

Avokat

Law Icon
Brikena Braçellari - Avokat Biografi & Fakte
  • Avokate
  • Anëtare e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
  • U bashkua me firmën në Dhjetor 2025
  • Gjuhët: Shqip, Anglisht, Frengjisht

Përshkrimi:

Brikena Braçellari është avokate e liçensuar me formim të thelluar akademik dhe përvojë të drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor shqiptar. Ajo ka përfunduar stazhin e avokatisë pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ka punuar si sekretare gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Gjatë kësaj periudhe, ajo ka përfituar një njohje të konsoliduar mbi procedurën civile dhe administrimin praktik të çështjeve gjyqësore, duke asistuar nga afër punën e gjyqtarëve në përgatitjen dhe finalizimin e vendimeve, si dhe në shqyrtimin e dosjeve voluminoze me saktësi dhe integritet profesional. Roli i saj është një kombinim i rigorozitetit juridik, analizës së kujdesshme dhe aftësisë për të menaxhuar dokumentacion të ndjeshëm me korrektësi dhe konfidencialitet të plotë.

Përvoja e saj e deritanishme përfshin përgatitjen e akteve procedurale, analizën e çështjeve civile, komunikimin institucional me palët dhe kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e praktikave gjyqësore të përditshme. Ajo njihet për aftësinë e saj të artikulojë argumente të qarta juridike, të ndërtojë struktura të sakta dokumentare dhe të vlerësojë me profesionalizëm çështje të ndërlikuara.

Në vitin 2021 ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtesi, ndjekur nga studimet Master Shkencor në “E drejtë Civile” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, diplomuar në vitin 2023 me rezultate të shkëlqyera.

Në vitin 2024 ajo ka fituar titullin Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Aktivitetet profesionale dhe puna e kryer:

2024- 2025
Sekretare gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
2022-2024
Asistente avokate

Aktivitetet Profesionale dhe Intelektuale

Ajo është bashkëautore e projektit kërkimor akademik “Dëmi Jashtëkontraktor”, zhvilluar në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ekspertiza e saj përfshin:

• Analizë juridike të çështjeve civile, shqyrtim dosjesh dhe verifikim provash.

• Përgatitje dhe hartim aktesh procedurale dhe dokumentesh ligjore;

• Analizë ligjore dhe këshillim juridik për klientë;

• Përfaqësim ligjor dhe qasje me integritet, konfidencialitet dhe rigorozitet profesional.

Arsimi

• 2018-2021

Cikli i Parë i studimeve Bachelor në Drejtësi në Fakultetin Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

• 2021-2023

Cikli i dytë i studimeve Master Shkencor në “E Drejtë Civile” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

• 2023-2024

Shkolla e Avokatisë e Republikës së Shqipërisë

Kualifikime dhe Trajnime

• Shkolla verore në “E drejta Familjare e Krahasuar”, nga Johann Gottfried Herder Program (DAAD), 2022

• “Security and Privacy for Big Data” nga EIT Digital dhe Bashkimi Europian, 2022

• “Legal Pleadings: Elements, Content and Form” nga Elsa Albania, 2023

• Certifikim ndërkombëtar i gjuhës angleze, niveli C

Fusha e Praktikes:

  • E drejta civile
  • Ligji i imigracionit
  • Marrëdhëniet e punës
  • Marrëdhëniet e detyrimit
  • E drejta familjare

https://www.linkedin.com/in/brikena-braçellari-7559241a1/