Në vitet e fundit, Shqipëria gjithnjë e më shumë është bërë një shtet administrativ. Institucionet vendimmarrëse të qeverisë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve çdo ditë.
Ekipi ynë i avokatëve është në këtë vend për t’ju ndihmuar që të sigurohemi që zyrtarët tanë të administratës publike apo të agjencive të tjera të qeverisë të respektojnë të drejtat tuaja dhe rregullat e procedurave administrative gjatë nxjerrjes së aktit administrativ që prek të drejtat apo pasuritë tuaja. Kjo përfshin mundësinë për t’u dëgjuar më parë dhe për të patur arsye të justifikuara për të dhënë një vendim negativ kundër jush.
Avokatët tanë prezantohen me profesionalizëm përpara të gjitha gjykatave civile dhe administrative të vendit, duke përfshirë:
Ne mbrojmë dhe përfaqësojmë klientët tanë edhe përpara komisioneve shtetërore si:
I nderuari Kastriot Frashëri, Avokat i njohur i së Drejtës Publike, si studiues, publicist dhe jurist, për mbi 30 vjet ka dhënë kontributin e tij në përmirësimin e legjislacionit shqiptar dhe përafrimin e tij me atë të Bashkimit Evropian.
Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri tradicionalisht ka njohuri të thella dhe përvojë të gjerë në teknikën legjislative, në fushat e së drejtës kushtetuese dhe asaj administrative. Ne jemi ekspertë në të gjitha nivelet qeverisëse (legjislativ, pushtetin qendror dhe atë lokal).
Ne këshillojmë klientët tanë pothuajse për të gjitha sferat e çështjeve rregullatore: