a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
Dëshmitë e Klientëve — Frashëri Law Firm

Dëshmitë e Klientëve

Law Icon

Çfarë Thonë Klientët Tanë

Këtu janë vlerësimet më të fundit nga klientët tanë të çmuar. Në disa raste, emrat e plotë janë shënuar me iniciale dhe pa foto, sipas kërkesës së tyre për arsye konfidencialiteti.

Si një italian që kam biznes në Shqiperi, falënderoj sinqerisht Avokatin Kastriot Frashëri për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm. Ekspertiza, qartësia dhe vëmendja e tij ndaj detajeve më kanë ngjallur besim të madh gjatë çdo faze të punës. Ai është një shembull i vërtetë profesionalizmi dhe përkushtimi, dhe do ta rekomandoja pa hezitim për këdo që kërkon një avokat të ditur dhe të besueshëm.

Unë jam filipinas. Erdha një vit më parë si turist në Shqipëri dhe avokati Kastriot Frashëri më ndihmoi të përpunoja ligjërisht të gjitha dokumentet e mia, në mënyrë që të punoja në një kompani të mirë në Tiranë, fakt që po punoj deri në këtë moment. Ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve të mia me shumë qartësi dhe durim. Më mbajti të informuar në çdo hap të rrugës, gjë që më dha shumë qetësi shpirtërore. Ai ka njohuri të plota të ligjit dhe procedUnë jam filipinas. Erdha një vit më parë si turist në Shqipëri dhe avokati Kastriot Frashëri më ndihmoi të përpunoja ligjërisht të gjitha dokumentet e mia, në mënyrë që të punoja në një kompani të mirë në Tiranë, fakt që po punoj deri në këtë moment. Ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve të mia me shumë qartësi dhe durim. Më mbajti të informuar në çdo hap të rrugës, gjë që më dha shumë qetësi shpirtërore. Ai ka njohuri të plota të ligjit dhe procedurave të emigracionit dhe i hartoi dokumentet e mia me profesionalizëm, duke arritur një rezultat të shkëlqyer. E rekomandoj shumë firmën e tij ligjore Frashëri Law Firm.urave të emigracionit dhe i hartoi dokumentet e mia me profesionalizëm, duke arritur një rezultat të shkëlqyer. E rekomandoj shumë firmën e tij ligjore Frashëri Law Firm.

ERIC MANAYOBA

Jam shumë e lumtur dhe krenare që të quaj publikisht Avokatin tim! Ju i nderuar zoti Frashëri jeni një person i mrekullueshëm, besnik dhe përveç kësaj, ju jeni një avokat i shkëlqyer, i kujdesshëm dhe shumë profesionist. Kompania ku punova për më shumë se 20 vjet me të gjitha energjitë e mia, të cilën e rrita dhe e bëra të sukseshme si një kompani të madhe, një ditë papritur më largoi padrejtësisht nga puna duke qenë edhe Administratorja e saj. Por kur unë gjeta një avokat të shkëlqyer, i cili më ofroi siguri dhe drejtësi që në fillim dhe më pas fitoi betejen në gjykatë përballë intrigave të ulta të palës së paditur, duke fituar të gjitha dëmshpëblimet e punës të përcaktuara nga Kodi i Punës, gjithshka ndryshoi për mirë, sepse, atëhere u lumturova se fitoi drejtësia ndaj padrejtësisë. Fjalët nuk mund të shprehin sa mirënjohëse jam për gjithçka që keni bërë. Unë rekomandoj shumë avokatin Kastriot Frashëri dhe Frashëri Law Firm për t'ju ndihmuar në kohën më të vështirë dhe për të marrë rezultatet më të mira për ju dhe familjen tuaj. Jo pa qëllim do të evidentoj në fund të kësaj mirënjohje publike për çdo person të interesuar që të gjejë një avokat të mirë për të zgjidhur çështjet e tij pak nga arritjet e tij të merituara të avokatit Kastriot Frashëri: Zgjedhur në listën e Super avokatëve të Shqipërisë si "Avokat i Vitit 2024" nga Lawyers Worldwide Awards; Renditur ndër Avokatët më të mirë në Botë; Avokat i Rekomanduar nga GLE; si dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në fushën e së drejtës dhe ligjit, padyshim këto vlera të ofrojnë, besim, siguri dhe rezultat.

MANJOLA METAJ

Si biznes kemi një aktivitet modest në përpunimin e produkteve blegtorale kryesisht të qumështit. Gjatë kryerjes së procedurave inspektuese në subjekt, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, më dënuan padrejtësisht me gjobë. Ne zgjodhëm avokatin e nderuar Kastriot Frashëri, i cili e fitoi të drejtën tonë në gjykatën administrative, duke shfuqizuar gjobat. Si subjekt biznesi, ne rekomandojmë pa hezitim shërbimet e tij me standarde të larta profesionale. Në Frashëri Law Firm ne pamë një firmë ndërkombëtare që të bën të ndihesh krenar me përfaqësimin e tyre.

ILIR KOLANI

Si shtetase Filipineze, kam punuar në Shqipëri për rreth 5 vjet dhe tani kam marrë leje qëndrimi përgjithmonë. I jam shumë mirënjohës Avokatit Kastriot Frasheri për mbështetjen dhe ndihmën e tij të palëkundur gjatë gjithë procesit të dokumenteve të mia. Më bëri përshtypje ekspertiza dhe përkushtimi i tij i jashtëzakonshëm. Ai është gjithmonë i disponueshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të mia. Më qetësoi gjatë gjithë procesit ligjor. I rekomandoj shumë shërbimet e tij.

ANNELYN MANAYOBA

Kam pasur një rast të gjatë dhe të vështirë me Bashkine Tiranë me nje Leje Ndertimi e cila mbivendoset me shtepine time dhe Kastriot Frashën dhe stafi i tij na mbajten te azhurnuar gjatë gjithë procesit na treguan se sa do të zgjasë dhe na tha të ndjekim udhëzimet e tyre dhe ne do të marrim një vendim pozitiv nga gjykata. Ndiheshim shumë të sigurt gjatë gjithë procesit sepse e dinim që kishim dikë që ështe ekspert dhe morëm një vendim të shkëlqyeshëm në vitin 2018. Ata bënë një pune të shkelqyeshme.

MARK MEXHAJ

Kam pasur dy raste të vështira me IMT e Bashkisë Tiranë, e cila më vendosi jo vetëm dy gjoba me vlerë të madhe në kohë të ndryshme, por dhe më keq prishjen e ndërtimit të kundraligjshëm, njëra prej të cilave bënte fjalë për shkallët e shtëpisë të shembura dhe ne familjarisht nuk ngjiteshim dot në katin e dytë të banimit. Babai im zgjodhi të nderuarin avokat Kastriot Frashëri, i cili i zgjidhi këto çështje në favor të familjes sonë në Gjykatën Administrative, me shpenzime minimale dhe me përkushtim e profesionalizëm të lartë. Kush dëshiron një avokat të respektuar e gjen tek Frashëri Law Fim!

ASTRIT ÇULLHAJ

Si zvicerian, i cili jeton dhe punon prej shume viteshesh ne Shqiperi, i jam drejtuar shpesh herë z. Kastriot Frashëri per sherbime juridike dhe kam gjetur mbeshtetje dhe zgjidhje të kënaqëshme në të gjitha rastet. Njohurite e tij te gjithaneshme, kultura, etika profesionale, integriteti i tij i larte moral e profesional më kanë bindur për autoritetin e tij të padiskutueshëm si nje avokat për të trajtuar me kompetence çështjet e ligjit. Duke vlerësuar veprimtarinë e tij publike dhe prezencën në nje rrjet të besueshëm të elitës shoqërore brenda dhe jashtë vendit, njohjeve ne te gjitha shtresat e shoqerise dhe ne administraten e qeverise ia mundesojne lehtësisht ofrimin e zgjedhjeve te shpejta dhe te panderlikuara me standardet në të larta profesionale në favor të personit që përfaqëson.

MARCEL STEINER

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falenderimin ndaj avokatit dhe personit të mrekullueshëm z. Kastriot Frashëri. Për një vit unë dhe bashkëshorti im studionin në Universitetin e Tiranës 2017-2018. Pasi mbërrita në Shqipëri, zbulova se isha shtatzënë. Në Tirane, lindi djalin tim i parë. Situata nuk ishte e lehtë për ne, dhe ne i jemi mirënjohës fatit për takimin me avokatin e nderuar z. Frasheri. Ai është një avokat me përvoje, një njeri i mrekullueshëm, i hapur dhe një mik i vërtetë. Zoti Frashëri, jo vetëm më ofroi ndihmë juridike sidomos për Lejën e Qëndrimit për të Huajt, por edhe materiale dhe morale. Faleminderit Kastriot!

NELLY SYUPYUR