a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu

ÇMIM I RI NDËRKOMBËTAR VJEN NGA GLOBAL 100 AWARDS, UK Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm është shpallur fituese e çmimit “Lawyer International-Global 100 -2026” nga Global 100 Awards.

Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm është shpallur fituese e çmimit “Lawyer International-Global 100 -2026” nga Global 100 Awards.

(5 Janar 2026)

Ne jemi të lumtur të ndajmë me ju sot lajmin fantastik në këtë vigjilje të vitit të ri që lidhet me arritjet, sukseset dhe standardet tona të larta profesionale të cilat udhëheqin veprimtarinë tonë dhe që janë vlerësuar me marrjen e çmimit Lawyer International-Global 100 -2026”nga Global 100 Awards, Londër, Angli.

Çmimet Global 100 njohin arritjet e shquara në lidershipin e biznesit. Kjo ngjarrje na bashkon në festimin e inovatorëve dhe liderëve që po formësojnë të ardhmen. Duke nderuar lidershipin dhe arritjet e klasit botëror në çdo sektor. Global 100, UK, vlerëson kompanitë dhe individët që ngrenë standarde globale.

Ky vlerësim kaq i lartë përfaqëson më shumë sesa thjesht një status – është provë e përsosmërisë, inovacionit dhe lidershipit tonë në fushën e shërbimeve legale.

Ne nuk do ta përdorim këtë trofe si strategji marketingu por për të ndërtuar besueshmëri globale, për të tërhequr partneritete dhe për të frymëzuar besim tek klientët dhe palët e interesuara.

Për të parë çmimin tonë ju lutem klikoni këtu: https://www.gpmg.uk/winners/lawyer-international-legal-100-2026