Ekspert Kontabiliteti (Senior)
Ju do të punoni me kontabilistë të çertifikuar në një rrjet ndërkombëtar të renditur ndër më të mirët (SFAI Global), duke përdorur mjete moderne (përfshirë procese të ndihmuara nga AI) për të ofruar kontabilitet të saktë dhe në kohë, mbështetje në auditim, tatime dhe pajtueshmëri për klientë vendas dhe ndërkombëtarë.
Përgjegjësitë & Detyrat
- Menaxhimi i të gjitha operacioneve dhe transaksioneve financiare; sigurimi i pasqyrimit të saktë kontabël.
- Mbajtja e mbylljeve mujore/tremujore/vjetore dhe pajtimeve financiare.
- Pajtimi i detyrimeve (A/P) dhe të arkëtueshmeve (A/R); sigurimi i pagesave në kohë përmes e-banking.
- Llogaritja e taksave dhe përgatitja e deklaratave; dorëzimi i deklarimeve mujore (TVSH, tatimi në burim, paga, tatimi mbi fitimin etj.).
- Menaxhimi i bilanceve dhe P&L; hartimi i raporteve mbi stabilitetin dhe likuiditetin financiar.
- Përfaqësimi i kompanisë në marrëdhënie me institucionet shtetërore mbi çështje financiare.
- Përgatitja & deklarimi i Pasqyrave Financiare Vjetore dhe Tatimit mbi Fitimin.
- Administrimi i dokumentacionit (fizik & digjital) për të gjitha operacionet financiare.
Kërkesat
- Diplomë në Kontabilitet/Financë; licenca/kualifikime përkatëse.
- Përvojë mbi 2 vite (preferohet ≥1 vit në një studio kontabiliteti).
- Njoihuri të plota mbi sistemin fiskal shqiptar dhe deklarimet.
- Përdorues shumë i mirë i Finance 5/Alpha dhe MS Office.
- Anglisht shumë e mirë; dinamik, komunikues, me aftësi konsulence dhe vendimmarrjeje.
- Preferohet i diplomuar me notë mesatare mbi tetë.
SI TË APLIKONI
Dërgoni CV-në tuaj, Letrën e Referencës (nëse disponohet), dhe një Letër Motivimi duke përmendur këtë pozitë në [email protected]. Aplikimet pranohen me e-mail; kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet (Ligji Nr. 9887). Afati i aplikimit: Pa afat.
