Specialist i Auditimit të Brendshëm/Të Jashtëm
Zyra Ligjore në Tiranë – Frashëri Law Firm SFAI Albania po punëson një Specialist të Auditimit të Brendshëm/Të Jashtëm (Senior ose Junior). Ju do të bëheni pjesë e një ekipi të përkushtuar avokatësh, auditorësh dhe kontabilistësh të çertifikuar që përfaqësojnë SFAI Global — një rrjet ndërkombëtar lider — dhe do të shfrytëzoni një platformë të inteligjencës artificiale për të përshpejtuar analizën e dokumenteve.
Përshkrimi i Punës
- Kryerja e procedurave të auditimit dhe dokumentimi i proceseve.
- Raportimi i rezultateve të auditimit përmes raporteve të përcaktuara.
- Kontrolli i pajtueshmërisë nëpër departamente/dega dhe aktivitetet e stafit.
- Verifikimi i procedurave, përpilimi i raporteve dhe rekomandimi i përmirësimeve.
- Mbledhja, analiza dhe vlerësimi i të dhënave të auditimit; përgatitja e raporteve për menaxhmentin.
- Ndjekja e vendimeve të mëparshme të auditimit të miratuara nga Menaxherët.
- Puna në grup dhe drejtimi i një procesi auditimi kur kërkohet.
- Mbledhja e dokumentacionit dhe përgatitja e planit të auditimit.
Kërkesat
- Diplomë në Ekonomi/Financë – Kontabilitet/Auditim; kualifikime përkatëse.
- Përvojë mbi 2 vite (preferohet në institucione publike ose studio auditimi/kontabiliteti).
- Njoihuri të shkëlqyera të sistemit fiskal, legjislacionit tatimor dhe standardeve të auditimit.
- Anglisht shumë e mirë; aftësi të forta për punë në grup, analizë, komunikim & raportim.
- Njohuri të avancuara në MS Office dhe programe financiare; nota mesatare preferohet mbi 8.
SI TË APLIKONI
Dërgoni CV-në tuaj, Letrën e Referencës (nëse disponohet), dhe një Letër Motivimi duke përmendur këtë pozitë në [email protected]. Aplikimet pranohen me e-mail; kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet (Ligji Nr. 9887). Afati i aplikimit: Pa afat.
