a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
Esmeralda Loka — Audituese | Biografia & Fakte

Audituese

Law Icon
Esmeralda Loka Audituese | Biografia | Fakte
  • Audituese
  • U bashkua me firmën në Dhjetor 2025
  • Gjuhët: Shqip, Anglisht, Italisht

Përshkrimi

Esmeralda Loka ka përvojë personale në ofrimin e shërbimeve të auditimit të brendshëm, audituese e jashtme me njohuri në standartet globale të auditit dhe kontabilitetit.

Për më shumë se 20 vjet, ajo ka punuar në pozicione si Financiere, Kontabiliste dhe Audituese si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Në vitet 2005–2012 ajo punoi pranë Ministrisë së Financës, në institucionin Fondi i Zhvillimit të Zonave Rurale, si Përgjegjëse në Drejtorinë e Marketingut dhe Informatikës (2005–2006), më pas si Krye-Financiere (2006–2009) dhe nga 2009 deri më 2012 si Audituese në institucionin në varësi të kësaj Ministrie.

Nga viti 2012 deri më 2020 ajo ka mbajtur pozicione të larta drejtuese si Drejtore Drejtorie në fushën e Auditit, Financës dhe Bankës. Po ashtu, gjatë periudhës 2019–2022 ajo ka punuar edhe si Kontabiliste dhe Audituese në studio Konsulence Financiare–Audituese.

Prej vitit 2022 e në vazhdim ka punuar drejtuese në institucione të rëndësishme qendrore të administratës publike shtetërore, siç janë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT), në Sektorin e Auditit, fillimisht si audituese e më pas si Përgjegjëse në Sektorin e Auditit të QSUNT.

Aktualisht ajo është Audituese për sektorin e buxhetit të Shëndetësisë pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në praktikën e përditshme të profesionit të saj, znj. Esmeralda Loka shquhet për besimin dhe sigurinë që frymëzon, vëmendjen ndaj detajeve dhe përpjekjen për të identifikuar nevojat më të rëndësishme të klientëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Znj. Esmeralda Loka është Financiere, Kontabiliste dhe Audituese ligjore me përvojë. Ajo drejton një praktikë të vendosur dhe në rritje — me vlerë të shtuar nga sektori i auditimit publik në një rrjet global — për të ofruar një gamë të plotë shërbimesh për kompani, korporata, institucione financiare dhe individë me pasuri të lartë neto. Ajo punon si audituese në disa industri, duke përfshirë shëndetësinë, sigurimet, financat, asetet luksoze, energjinë dhe teknologjinë.

Arsimi

Formimi akademik & certifikime
  • 2005 — Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, “Dega Financë – Bankë”.
  • 2009 — Kurs profesional financiar: Financa 5.
  • 2011 — Çertifikim: Auditues i Përgjithshëm.
  • 2021 — Kurs profesional financiar: Alfa Business.
  • 2023 — Kurs profesional financiar: Bilanci.
  • 2025 — Çertifikatë Auditi nga PEMPAL IACOP, Moldavi (21–23 Tetor 2025).
Përmbledhje profesionale

Ajo përfundoi studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2005 në “Dega Financë – Bankë”.

Në vitin 2010–2021 u certifikua “Audituese e Brendshme në Sektorin Publik”. Është e diplomuar në sistemet financiare, bankare dhe shëndetësore. Gjithashtu ndoqi trajnime nga Banka e Shqipërisë mbi parandalimin e pastrimit të parave, si dhe trajnimet e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbi fiskalizimin në sektorin publik dhe privat.

Ka ndjekur trajnimet pranë Ministrisë së Financës mbi auditimin, Njësinë Qendrore të Harmonizimit dhe njësitë e auditimit — auditimi i brendshëm dhe funksioni i tij. Së fundmi, është çertifikuar në Tetor 2025 nga Shoqata e Audituesve PEMPAL IACOP në Moldavi.

Kualifikime & Trajnime
  • Nëntor 2024 — Trajnim pranë Ministrisë së Financës: Njësia Qendrore e Harmonizimit dhe Njësitë e Auditimit, auditimi i brendshëm dhe funksioni i tij.
  • Qershor 2023 — Trajnim pranë Ministrisë së Financës: Njësia Qendrore e Harmonizimit dhe Njësitë e Auditimit, auditimi i brendshëm dhe funksioni i tij.
  • Nëntor 2022 — Trajnim pranë Ministrisë së Financës: Njësia Qendrore e Harmonizimit dhe Njësitë e Auditimit, auditimi i brendshëm dhe funksioni i tij.
  • Qershor 2021 — Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Trajnim për procedurën e fiskalizimit dhe risitë e saj në zhvillimin e subjekteve private dhe publike.
  • Maj 2019 — Microfinanca MFA sh.a., Tiranë: Trajnim për parandalimin e pastrimit të parave në sistemet bankare (Banka e Shqipërisë).
  • Korrik 2005 — Banka Raiffeisen.al, Tiranë: Trajnim në shërbimet e arkës dhe të klientëve, shërbimeve operacionale.

Aktivitetet dhe puna e kryer profesionale

  1. 2004 – 2006 Teqja Internacional
    • Drejtuese Finance
  2. 2006 – 2008 Fondi i Financimit të Zonave Malore – FFZM (në varësi të Ministrisë së Financës)
    • Përgjegjëse Marketingu
    • Përgjegjëse IT
  3. 2008 – 2012 Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit – FAF sh.a. (në varësi të Ministrisë së Financës)
    • Drejtuese Finance
    • Audituese në Drejtorinë e Auditit (FAF)
  4. 2013 – 2014 Firmë ndërtimi “Kevin Construksion shpk”
    • Shefe Finance – Departamenti i Financës
  5. 2014 – 2019 Institucioni Microfinanciar Sh.A
    • Përgjegjëse Zyre pranë MFA Albania
  6. 2019 – 2020 Agjensia “Grama sh.a” (në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve)
    • Përgjegjëse koordinimi për menaxhimin e projektligjit për “Të Drejtën e Autorit”
  7. 2020 – 2022 Zyrë Kontabiliteti “Meinberg” & “Leonora Ciko”
    • Kontabiliste për mbi 20 subjekte
    • Konsulencë financiare/kontabël dhe audituese për bizneset e mëdha dhe të vogla
  8. 2022 – 2025 Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – QSUNT
    • Përgjegjëse Auditi në Sektorin e Auditit të Brendshëm
  9. 2025 Shoqëria Financiare ECFA – Eleving Group
    • Financiere – Audituese

Fushat e praktikës

  • Audit
  • Financë
  • Kontabilitet

Ajo udhëheq ekipin tonë të auditorëve dhe kontabilistëve të trajnuar dhe zotëron ekspertizën e nevojshme për të përmbushur nevojat tuaja specifike. Fleksibilitet dhe përshtatshmëri: Ne mund t’i përshtasim shërbimet tona sipas kërkesave tuaja unike dhe të integrohemi pa probleme me proceset tuaja ekzistuese.

Angazhim i fortë ndaj cilësisë: Ne jemi të përkushtuar për të ofruar nivelin më të lartë të shërbimit profesional dhe për të siguruar pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare dhe rregulloret përkatëse të Auditit & Kontabilitetit.

Shiko profilin në LinkedIn