a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
Fatjona Lika — Avokate | Biografi & Fakte

Avokate

Law Icon
Fatjona Lika – Avokate | Biografi & Fakte
  • Avokate
  • Anëtare e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
  • U bashkua me firmën në Tetor 2025
  • Gjuhet: Shqip, Anglisht, Italisht

Përshkrimi:

Fatjona Lika është juriste prej vitit 2021. Ajo ka punuar fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë. Ajo ka zhvilluar aftësitë e saj profesionale si specialiste në Drejtorinë e Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit me BE, duke prekur fusha të ndryshme të së drejtës administrative, civile dhe penale.

Si specialiste në sektorin e së Drejtës Administrative në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë ajo ka fituar njohuri praktike në fushën e së drejtës publike duke hartuar projekt-akte ligjore, formulimin e ndryshimeve të akteve ligjore, raportime mbi respektimin e të drejtave të njeriut, përafrimin e legjislacionit shqiptar me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të antarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Znj. Fatjona Lika prej tre vitesh punon si përgjegjëse e sektorit juridik, prokurimeve publike dhe burimeve njerezore pranë një kompanie. Si juriste dhe avokate ajo është angazhuar për hartime kontratash, rregulloresh, kode, procedura për prokurimin publik, procedura prokurimi, hartim kërkesë padi, ankesa për institucionet publike, ka ofruar konsulencë dhe mendime te spacializuara në çështje të prokurimit publik, interpretimit të akteve ligjore dhe nënligjore, ndjekjen e aplikimeve dhe liçensim të kompanive etj.

Në vitin 2019 ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtesi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në Korrik 2021 ajo është diplomuar në “Master Shkencor” në E Drejtë Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Në vitin 2024 ajo ka fituar titullin Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.

Aktivitetet profesionale dhe puna e kryer:

2023- deri më tani
Përgjegjës i Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve Publike në “Junik” shpk.
2021-2023
Specialiste e së Drejtës Administrative në Drejtorinë e Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Aktivitetet Profesionale dhe Intelektuale

Ajo është eksperte e hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore, hartimit të kontratave, rregulloreve, kodeve, kërkesë padive, ankimeve, procedurave të prokurimit publik. Ajo është konsulente ligjore në disa fusha të së drejtës.

Ajo ka qënë pjesëmarrëse në konferenca dhe trajnime të ndryshme të organizuara nga Komisioni Europian në Tiranë lidhur me zbatimin e të drejtave të njeriut, sfidat e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Arsimi

• 2016-2019
Cikli i Parë i studimeve Bachelor në Drejtësi në Fakultetin Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

• 2020-2021
Cikli i dytë i studimeve Master Shkencor në E Drejtë Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

• 2023-2024
Shkolla e Avokatisë pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë dhe pajisur me titullin Avokat.

Kualifikime dhe Trajnime

• 2021
Pjesëmarrëse në takimet e projektit të Euralius IV, “Konsolidimi i Sistemit të Drejtesise në Shqiperi”.

• 2021
Trajnim për “Hapësirat legjislative të korrupsionit”, nga Ekspertë të Komisionit Europian nga Cristina Tarna.

• 2023
Trajnim për prokurimet publike nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Shkolla e Administratës Publike.

• 2023
Praktikë profesionale pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Lezhë.

Fusha e Praktikes:

  • Prokurime Publike
  • Marrëdhënie Pune
  • Teknikë Legjislative
  • Konsulente ligjore

Ajo zotëron ekspertizën e nevojshme për të përmbushur nevojat tuja specifike.

Fleksibilitet dhe Përshtatshmëri: Është e aftë të përshtasë shërbimet tona sipas nevojave dhe kërkesave të klientit dhe mund të integrohet pa problem me proceset tuaja ekzistuese.

Ka një angazhim të fortë ndaj cilësisë: Ajo është e përkushtuar për të ofruar nivelin më të lartë të shërbimit profesional dhe për të siguruar pajtueshmërinë me ligjet rregullatore përkatëse.

Shiko profilin Linkedin