a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
Alumni Story — Fjoralba Salla • Frashëri Law Firm

Fjoralba Salla

Dëgjo më shumë nga Anëtarët e Alumni Spotlights

Alumni të Frashëri janë profesionistë, liderë, inovatorë dhe vizionarë. Përmes historive dhe sukseseve të tyre, ne festojmë arritjet dhe ndajmë perspektiva.

Fjoralba Salla
Fjoralba Salla ka qenë pjesë e ekipit të “Frashëri Law Firm” gjatë periudhës 21.10.2019-20.10.2020.

Fjoralba Salla ka qenë pjesë e ekipit të “Frashëri Law Firm” gjatë periudhës 21.10.2019-20.10.2020.

Gjatë periudhës së stazhit të avokatisë në Frashëri Law Firm, ajo demonstroi një kuptim të thellë të proceseve ligjore dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës. U angazhua në analizimin e çështjeve gjyqësore, përgatitjen e dokumenteve zyrtare dhe asistimin në takime me klientë. Ajo tregoi aftësi të larta kërkimore dhe një qasje metodike në trajtimin e çdo rasti. Puna e saj reflektoi seriozitet, përgjegjësi dhe respekt të plotë për etikën profesionale. Eksperienca në Frashëri Law Firm i mundësoi të fitojë bazat e forta për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e ligjit.

Ajo flet për eksperiencën e saj në Frashëri Law Firm:

“Realisht jam shumë e privilegjuar që isha pjesë e asaj firme. Por, jo vetëm, dhe njohja me Av. Kastriot Frashëri ndikoi në formimin tim profesional. Frashëri Law Firm ishte e para firmë ligjore në Shqipëri që mori në vitin 2020 ekskluzivitetin e përdorimit të Platformës së Inteligjencës Artificiale në Profesionin e Avokatit dhe pata fatin të trajnohem dhe të përdor këtë platformë të AI në proceset ligjore të firmës, e cila analizonte riskun kontraktual dhe depërtonte thellë në dokumentet e klientit, duke ulur kështu koston e kohës dhe shpenzimeve financiare kaq të rëndësishme për klientin. Në këtë mënyrë u bëra pjesë e ekipit HiTec të firmës inovative Frashëri. Respekte dhe mirënjohje pa fund”.

Sot, ajo falë aftësisë profesionale, urtësisë dhe korrektësisë ka arritur suksese profesionale, duke u bërë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe aktualisht punon në organin e akuzës në Prokurori.