a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
Alumni Story — Herki Nikaj • Frashëri Law Firm

Herki Nikaj

Dëgjo më shumë nga Anëtarët e Alumni Spotlights

Alumni të Frashëri janë profesionistë, liderë, inovatorë dhe vizionarë. Përmes historive dhe sukseseve të tyre, ne festojmë arritjet dhe ndajmë perspektiva.

Shiko të gjitha historitë e alumni
Herki Nikaj
Herki Nikaj ka qenë pjesë e ekipit të “Frashëri Law Firm” gjatë periudhës 14.11.2022- Shkurt 2023 në rolin e asistent avokat, ku mori pjesë aktive në përgatitjen e dokumenteve ligjore dhe mbështetjen e proceseve gjyqësore.

Herki Nikaj ka qenë pjesë e ekipit të “Frashëri Law Firm” gjatë periudhës 14.11.2022- Shkurt 2023 në rolin e asistent avokat, ku mori pjesë aktive në përgatitjen e dokumenteve ligjore dhe mbështetjen e proceseve gjyqësore. Ai u dallua për aftësinë në përdorimin e teknologjisë së HiTec dhe Webdesign duke punuar me përpikmëri, për të analizuar rastet me kujdes dhe për të komunikuar në mënyrë efikase me klientët dhe ekipin ligjor.

Përvoja në “Frashëri Law Firm” e ndihmoi atë të përforconte njohuritë si dhe të zhvillonte një ndjenjë të fortë përgjegjësie profesionale. Falë mundësive dhe trajnimeve të ofruara nga Frashëri Law Firm ai përvetësoi shpejt Platformën e Inteligjencës Artificiale në Profesionet Ligjore duke e vënë atë në zbatim në trajtimin e dokumentacionit të klientit sidomos për të zbuluar falsitetin e dokumenteve të përdorur, por edhe për përdorimin e saj në Prokurimet Publike, Rishikimin e Kontratave dhe Pasuritë e Paluajtshme etj.

Gjatë qëndrimit në firmë, ai ka qenë pjesë e disa projekteve tona të rëndësishme për shndërrimin e firmës në shërbime novatore, ku kontribuoi në hartimin e projekteve, kontratave, kërkime juridike, përgatitje për seanca gjyqësore, etj.

Sot, me të gjithë eksperiencën që ka krijuar në firmën tonë, ai punon në Gjykatën Administrative së Shkallës së Parë Tiranë si sekretar gjyqësor.

Ai flet për eksperiencën e tij në Frashëri Law Firm:

“Gjatë zhvillimit të stazhit si asistent avokat pranë Frashëri Law Firm, kam fituar njohuri praktike të rëndësishme mbi procedurat ligjore, përgatitjen e akteve dhe ndjekjen e çështjeve gjyqësore. Kjo eksperiencë më ka shërbyer si një bazë e fortë për rritjen time profesionale dhe zhvillimin e aftësive praktike në fushën e së drejtës. Frashëri Law Firm është një firmë e respektuar inovatore”.