a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
ÇËSHTJE CIVILE

Histori Suksesi: Rikuperimi i Borxhit nëpërmjet Ekzekutimit të Deklaratës Noteriale

Sfondi i Çështjes

Klienti ynë, z. B.Sh, një tregtar me përvojë në shitjen e bagëtive, realizoi më 30 shtator 2022 një transaksion me shtetasin E.B, duke i shitur 32 krerë lopë dhe 15 krerë viça me një vlerë totale prej 2.750.000 lekësh. Me mirëbesim dhe marrëveshje verbale ndërmjet palëve, u ra dakord që 1.900.000 lekë të likuidoheshin menjëherë, ndërsa 850.000 lekë të mbetura të shlyheshin brenda muajit dhjetor 2022.

Megjithëse kaluan disa muaj, shtetasi E.B nuk e përmbushi detyrimin e tij financiar, duke dhënë premtime të përsëritura për pagesë që nuk u realizuan kurrë.

Ndërhyrja Ligjore

Për të formalizuar detyrimin dhe për të siguruar një bazë të fortë ligjore, më 07 mars 2023, palët u paraqitën vullnetarisht përpara noteres F.L, ku nënshkruan një Deklaratë Noteriale për Njohje Detyrimi. Në këtë dokument, E.B pranoi borxhin e mbetur prej 850.000 lekësh, duke rënë dakord për shlyerjen e tij në dy këste:

  • 500.000 lekë më 30.06.2023;
  • 350.000 lekë më 30.08.2023.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto pagesa nuk u krye nga ana e debitorit.

Zgjidhja përmes Avokatit

Në këto rrethana, klienti B.Sh iu drejtua për ndihmë avokatit Kastriot Frashëri. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Frashëri Law Firm iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë me kërkesë për lëshimin e Urdhrit të Ekzekutimit mbi bazën e deklaratës noteriale si titull ekzekutiv, në përputhje me nenet 510 dhe 511 të Kodit të Procedurës Civile.

Vendimi i Gjykatës
  • Pranimin e kërkesës së paraqitur;
  • Lëshimin e Urdhrit të Ekzekutimit për shumën 850.000 lekë plus kamatëvonesat ligjore;
  • Ngarkimin e Shërbimit Përmbarimor për zbatimin e menjëhershëm të titullit ekzekutiv;
  • Marrjen e formës së prerë të vendimit.
Rezultati

Ky rast përbën një shembull konkret se si ndërhyrja ligjore e duhur dhe veprimet në kohë sigurojnë mbrojtjen efektive të të drejtave financiare të qytetarëve. Përmes angazhimit profesional të avokatit, klienti ynë arriti të përfitojë një vendim të ekzekutueshëm që garanton rikuperimin e plotë të shumës së borxhit, në përputhje me ligjin.