a

Facebook

Twitter

© 2018 FRASHËRI LAW FIRM, All Rights Reserved

09:00 – 17:00

Orari i punës: E hënë – E premte

+35545628544

Na telefononi për konsultë falas

Facebook

Twitter

Search
Menu
Statusi i Ushtarakut & Siguria Kombëtare • Frashëri Law Firm

Statusi i Ushtarakut dhe Siguria Kombëtare

Mbrojtja e të Drejtave të Ushtarakëve dhe Strukturave të Sigurisë

Avokat Kastriot Frashëri dhe studio e tij “Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri” njihet si një nga ekipet më të afta për mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjeve të statusit të ushtarakut në Shqipëri.

Kualifikim i Specializuar: Përveç përvojës së gjatë në gjykata, Avokat Frashëri zotëron një diplomë Master Shkencor në Sigurinë Kombëtare nga Akademia e Mbrojtjes. Kjo garanton një nivel të lartë ekspertize mbi zbatimin e Statusit të Ushtarakut dhe ligjeve rregullatore.

Fushat e Mbulimit Ligjor

Ekspertiza jonë fokusohet në mbrojtjen e të drejtave dhe skemave të përfitimit të pensioneve (përfshirë atyre në rezervë dhe të liruar nga puna) për kategoritë e mëposhtme, bazuar në ligjet specifike për sigurimin shoqëror dhe suplementar:

  • Ushtarakët e Forcave të Armatosura
  • Punonjësit e Policisë së Shtetit
  • Garda e Republikës
  • Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH)
  • Policia e Burgjeve
  • Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit
  • Punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm

Shërbimi Ynë Përfshin:

  • Hartimin e Kërkesë-Padive, sigurimin e provave dhe depozitimin e tyre në gjykatë
  • Përfaqësimin tuaj në çdo gjykatë (civile dhe administrative) deri në marrjen e vendimit
  • Veprimet për ekzekutimin e Urdhrit të Ekzekutimit nga përmbaruesi gjyqësor
  • Hartimin e Kontratave Individuale të Punës të përshtatura për statusin e ushtarakut
  • Këshillim mbi çështjet e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve suplementare
  • Përfaqësimin e ushtarakut në procedura negociatash ose procese gjyqësore
  • Çështjet e bisedimeve kolektive dhe mosmarrëveshjet me organizatat ushtarake ose policore
  • Negociatat kolektive dhe individuale lidhur me kontratat e punës dhe statusin

Kjo përvojë ka rezultuar pozitive në marrëdhëniet tona afatgjata me klientët tanë, shumë prej të cilëve janë ushtarakë në lirim të cilët kanë mbetur të kënaqur nga dëmshpërblimi dhe përfitimet që kanë marrë pas zgjidhjeve të padrejta të marrëdhënieve të punës.