Mbrojtja e biznesit tuaj është misioni ynë. Ne ju ndihmojmë të siguroni kompaninë tuaj nga rreziqet financiare në një botë gjithnjë e më të lidhur digjitalisht—ku punonjësit, furnitorët dhe klientët janë të ndërlidhur.
Qëndroni të sigurt me ne!!
Partneriteti ynë do t’ju shërbejë për të garantuar sigurinë e aktiviteteve të kompanisë suaj, përmes zbatimit të standardeve më të larta profesionale dhe respektimit të plotë të ligjeve në fuqi.
Frashëri Law Firm, që nga viti 2020, është pjesë e SFAI GLOBAL, një rrjet ndërkombëtar profesionistësh ligjorë me mbi 14,000 anëtarë në 115 vende, duke ofruar shërbime profesionale në fushën e të drejtës tatimore, auditimit dhe kontabilitetit, sipas standardeve ISA dhe IAASB./p>
Frashëri Law Firm është gjithashtu anëtar i plotë i Global Referral Network – një rrjet shumëkombësh i firmave ligjore dhe financiare, që bashkëpunon me individë dhe biznese në mbarë botën. Përtej kufijve, ne shohim njerëzit. Nuk jemi thjesht një listë kontaktesh, por një komunitet profesionistësh të përkushtuar, nga firmat më prestigjioze ligjore në botë, që punojnë së bashku për të bërë ndryshimin për klientët tanë.
Me përfaqësim në 160 juridiksione, jemi të pozicionuar në mënyrë perfekte për të ofruar këshillim të personalizuar dhe me cilësi të lartë, që i përgjigjet nevojave më komplekse të klientëve..



Frashëri Law Firm është e njohur si një Firmë e Rekomanduar nga Global Law Experts, Londër, Mbretëria e Bashkuar.
SHIKO DETAJET E PRAKTIKËS