Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri ofron për çdo individ apo subjekt zhvillues ekspertizën dhe asistencën e saj në lidhje me ndërtimet, pasuritë e paluajtshme dhe objektet industriale.
Avokatët tanë kanë punuar për përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor për kontraktorë dhe zhvillues të ndryshëm. Ne kemi përvojë të drejtpërdrejtë në dërgimin e dokumentacionit në autoritetet kryesore si KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) dhe autoritetet e qeverisjes vendore (Bashkitë).
Përvoja jonë e gjatë mbi qeverisjen në nivel shtetëror dhe atë lokal na mundëson të sjellim punë të dobishme për qasjen, strukturimin dhe zhvillimin e projekteve tuaja të mëdha.
Ne ndihmojmë kompanitë ose nënkontraktorët e tyre në menaxhimin e rrezikut ligjor. Shërbimi ynë mbulon të gjitha fazat e projektit, nga strukturimi dhe ofertat, deri tek hartimi i kontratave dhe menaxhimi i parashikuar i konflikteve.
Fushat kryesore të asistencës:
Ne mbulojmë të gjithë sferën e ligjit për planifikimin e territorit dhe planet rregulluese zonale, duke këshilluar agjencitë qeveritare si dhe pronarët e pasurive të paluajtshme.