Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
Profesionistët tanë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në Tiranë ose në qytete të tjera të Shqipërisë janë të aftë dhe të kualifikuar për t’u paraqitur përpara të gjitha zyrave të administratës publike dhe gjykatave të Shqipërisë, duke përfshirë të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe asaj të apelit. Avokatët tanë gjithashtu përfaqësojnë rregullisht klientët në procedurat përpara Gjykatës së Lartë.
Puna e përditshme e avokatëve tanë në proceset gjyqësore konsiston në paraqitjen e padive, ankime ndaj vendimeve apo urdhërimeve, në kërkesat paraprake, në zbatimin e vendimeve të huaja, procedurat e falimentimit dhe ndihmën juridike ndërkombëtare. Ne këshillojmë shpesh klientët e përfshirë në proceset gjyqësore të huaja (sidomos në BE dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada & US) dhe trajtojmë çështjet e ligjit në Shqipëri që dalin në proceset gjyqësore të huaja. Ne kemi përvojë të veçantë në trajtimin e mosmarrëveshjeve në fushat e mëposhtme të praktikës: shpërndarjes, shitjes, sipërmarrjeve të përbashkëta, konkurrencës dhe antitrustit, letrave me vlerë, korporatave, përgjegjësisë profesionale, financave dhe bankave, sigurimeve dhe pensioneve, ndërtimit dhe inxhinierisë, pasurive të paluajtshme, shitjeve ndërkombëtare dhe transportit, përgjegjësisë për produktin, mashtrimit dhe rikuperimit të aseteve, zgjidhjes së martesës, sportit, punësimit, pretendimeve të lidhura me M&A, pronësisë intelektuale, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në çështje tatimore dhe rregullatore.
Madhësia e ekipit tonë ligjor dhe e specialistëve të licencuar na lejon të ndërtojmë grupe të specializuara profesionistësh për çdo rast specifik. Klientët kanë gjithmonë të njëjtin avokat ose të njëjtin ekip që punon për çështjet e tyre, dhe personi përgjegjës është gjithmonë i informuar për gjendjen aktuale të rastit. Qasja jonë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e përfshin klientin si një anëtar të rëndësishëm të ekipit: strategjia jonë krijohet në diskutime të ndërsjellta me stafin e klientit, çka ka edhe avantazhin e uljes së kostove.