Rast Suksesi – Fitore nëpërmjet Gjykatës kundër Urdhrit të Deportimit (Ekspuls) për qëndrim të ligjshëm në Shqipëri
Nëpërmjet përfaqësimit profesional të avokatit Kastriot Frashëri, u arrit një vendim i rëndësishëm në Gjykatën Administrative për mbrojtjen e të drejtave të një shtetasi të huaj që jeton dhe investon në Shqipëri.
Klienti ynë, A.R, shtetas italian dhe sipërmarrës aktiv në Shqipëri që prej vitit 2016, u përball papritur me një vendim administrativ arbitrar, përmes të cilit Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Tiranë refuzoi rinovimin e lejes së qëndrimit dhe lëshoi Urdhër Largimi (Dëbim/Ekspuls), duke vendosur ndalim hyrjeje në territorin shqiptar deri në vitin 2026.
Ky vendim u mor pa asnjë motiv të arsyetuar ligjërisht, pavarësisht se z. R. ishte i vetëpunësuar, paguante rregullisht taksa dhe sigurime, administronte dy biznese të ligjshme dhe kishte krijuar një familje të integruar në Shqipëri.
Pas refuzimit të ankesës administrative, avokati mori përsipër mbrojtjen gjyqësore të klientit, duke ndërtuar një strategji të plotë ligjore që përfshiu analizën e çdo akti administrativ, paraqitjen e provave të reja dhe evidentimin e shkeljeve procedurale të kryera nga autoritetet publike.
Në përfundim të procesit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë pranoi plotësisht kërkesat tona dhe shfuqizoi të gjitha aktet administrative të nxjerra ndaj klientit.
- Shfuqizimin e aktit administrativ “Refuzim/Heqje e Lejes së Qëndrimit”, datë 23.02.2021, të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, si akt i pabazuar;
- Shfuqizimin e aktit administrativ “Urdhër Largimi”, datë 23.02.2021, të së njëjtës drejtori, si akt i pabazuar;
- Detyrimin e palës së paditur për të pajisur paditësin A.R me leje qëndrimi, në përputhje me aplikimin e paraqitur;
- Bazuar në nenin 41 të ligjit nr. 49/2012, vendimi përbën titull ekzekutiv dhe duhet të ekzekutohet menjëherë pas marrjes së formës së prerë;
- Ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore palës së paditur.
Ky rast përbën një shembull të qartë të efektivitetit të mbrojtjes ligjore dhe të rolit vendimtar që luan avokati në garantimin e të drejtave të shtetasve të huaj përballë vendimeve të padrejta të organeve publike.
Falë ndërhyrjes profesionale, përkushtimit dhe njohjes së thelluar të praktikës në fushën e emigracionit nga avokati z. Kastriot Frashëri dhe Frashëri Law Firm – të vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare si avokat dhe firmë e vitit – klienti ynë fitoi jo vetëm të drejtën për të qëndruar dhe punuar në Shqipëri, por edhe besimin tek drejtësia dhe siguria juridike që ofron vendi ynë.
