Rasti i M.M – Mbrojtja e të drejtave të punonjëses ndaj Pushimit të Padrejtë
Pushim i menjëhershëm pa procedurë të rregullt. Gjykata pranoi padinë dhe caktoi dëmshpërblim mbi bazën e pagës së fundit dhe shkeljeve procedurale.
Një histori suksesi e pakrahasueshme në një gamë të gjerë çështjesh civile, administrative, të korporatave, tregtare, familjare, të punësimit dhe të së drejtës penale.
Në Frashëri Law Firm, ne e dimë se sfidat ligjore rrallë janë të një madhësie të përshtatshme për të gjithë. Pas çdo rasti qëndron një histori: një biznes nën presion, një ekzekutiv që përballet me akuza që ndryshojnë karrierën, ose një punonjës që ngrihet kundër padrejtësisë. Ne kombinojmë gjykimin strategjik, ekspertizën e thellë ligjore dhe një angazhim të fortë profesional për rezultatet më të mira të klientëve tanë.
Ky koleksion studime rastesh ofron një dritare se si ne punojmë duke treguar jo vetëm rezultatet që arrijmë, por edhe qasjen e menduar që sjellim në çdo çështje. Natyrisht ne kemi trajtuar një numër të madh çështjesh, por këtu për efekt të sugjerimit që na u kërkua të bëjmë për këtë webfaqe po listojmë vetëm disa nga çështjet tona të fundit. Pavarësisht nëse ju jeni punonjës, pronar biznesi apo udhëheqës korporate, ne e trajtojmë çështjen tuaj pa bërë diferencë, me seriozitetin, diskrecionin dhe këmbënguljen që meriton.
Këtu janë disa nga çështjet tona të fundit. Emrat e plotë janë lënë jashtë vetëm me inicialet e tyre për arsye konfidencialiteti.
Pushim i menjëhershëm pa procedurë të rregullt. Gjykata pranoi padinë dhe caktoi dëmshpërblim mbi bazën e pagës së fundit dhe shkeljeve procedurale.
Dy shtetas filipinezë u punësuan ligjërisht dhe u pajisën me leje qëndrimi, me ribashkim familjar dhe integrim të plotë.
Ndryshim i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, me argumentim proporcional dhe individualizim të masës.
Ndërhyrje strategjike për mbrojtje ligjore, kundërshtim i një ankimi të paligjshëm dhe finalizim i zgjidhjes së martesës me rregullim të kujdestarisë.
Ndalimi i hyrjes u anullua përmes provave dhe argumentimit mbi interesin më të lartë të fëmijës dhe nevojën për trajtim të specializuar.
Gjoba 300,000 lekë u anulua përfundimisht pas evidentimit të shkeljeve procedurale dhe mungesës së provave të qarta nga organi inspektues.
Shfuqizim i plotë i aktit administrativ të gjobës, me vendim përfundimtar dhe të paankimueshëm, pas provimit të shkeljeve në procedurë.
Gjykata detyroi Bashkinë Tiranë të dëmshpërblejë paditësin me 1.276.000 lekë për truallin e përfshirë në projekt publik pa kompensim të rregullt.
Zgjidhje martese pas dhunës dhe braktisjes, me vendim që pranon padinë dhe lejon rikthimin e mbiemrit të vajzërisë.
Kundërshtim i urdhrit të largimit dhe ndalimit të hyrjes, me strategji ligjore mbi procedurat e ligjit “Për të huajt” dhe rrugën gjyqësore.
Lëshim urdhri ekzekutimi për 850.000 lekë plus kamata ligjore, mbi bazën e deklaratës noteriale si titull ekzekutiv.
Gjykata shfuqizoi aktet administrative dhe detyroi pajisjen me leje qëndrimi, me vendim të ekzekutueshëm si titull ekzekutiv.
Gjykata Administrative e Apelit konfirmoi legjitimitetin e avokatit për të kërkuar informacion dhe detyroi organin publik ta vërë në dispozicion.
Standard i ri në balancimin e lirisë së shtypit me të drejtat e reputacionit, duke kërkuar kompensim të drejtë dhe masa korrigjuese.
Kundërshtim i vlerësimit tatimor 5.5 milionë lekë për tatim në burim, me argumente mbi marrëveshjet e shmangies së tatimit të dyfishtë dhe prioritetin e ligjit.