Zyra jonë këshillon paraprakisht çdo të interesuar mbi të gjitha aspektet e taksimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në çështjet e taksave lokale, kombëtare dhe për raste specifike ndërkombëtare.
Ne jemi të hapur për të gjithë klientët përfshirë korporatat dhe biznesin VIP, biznesin e madh dhe të vogël, kompanitë e sipërmarrjeve të përbashkëta, individët dhe institucionet financiare të kredisë.
Ekspertiza e Ekipit:
Anëtarët e ekipit tonë të Taksave janë të njohur për organet e ekspertëve të kontabilitetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe ekspertët e Gjykatës. Ne rregullisht kontribuojmë për biznesin shqiptar dhe flasim nëpër forume të ndryshme mbi procedurat tatimore.
Tatimi në Korporata
Ne ofrojmë konsulencë tatimore mbi strukturat e korporatave, transaksionet dhe të gjitha nevojat e tyre, duke punuar ngushtë me ekspertët e tjerë të firmës për të ofruar shërbime të integruara.
Shërbimet tona përfshijnë:
- Planifikimin e taksave, përputhja dhe konsultimi për korporatat
- Taksat Kombëtare & Ndërkombëtare
- Bashkimet dhe Blerjet (M & A)
- Ristrukturimet dhe ndarjen e kompanisë
- Ndërmarrjet e përbashkëta dhe partneritetet
- Financimin e transaksioneve (financim i strukturuar dhe i aseteve)
- Fondet e investimeve dhe shpërndarja e dividentit
- Kapitalin privat dhe investimet e sipërmarrjes (përfshirë daljen nga skema)
- Taksimin e fondacioneve dhe kompanive investuese
- Tatimet në sektorë specifikë (kazinotë, automjete etj.)
- Vendimet mbi taksat e avancuara
- Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore në rrugë gjyqësore
Taksimi i Individëve
Ne këshillojmë individët shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sipërmarrësit, drejtorët e kompanive, investitorët dhe pronarët e kompanive familjare mbi tatimin mbi të ardhurat, fitimin e kapitalit dhe taksën e trashëgimisë.
- Planifikimin e taksave për sipërmarrësit dhe individët
- Emigracionin dhe emigrimin e individëve në dhe nga Shqipëria
- Vendosjen e taksave të përgjithshme
- Planifikimin e vazhdimësisë dhe tatimi mbi trashëgiminë
- Taksat e pasurive të paluajtshme
- Taksat e avancuara dhe Apelimin Tatimor
Taksat e Veçanta dhe Detyrat Doganore (TVSH)
Përveç tatimit të drejtpërdrejtë, aktivitetet tregtare provokojnë lloje të tjera detyrimesh. Ne këshillojmë klientin në veçanti për çështjet e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe taksat e tjera indirekte.
- Strukturimin e proceseve brenda korporatave (zinxhiri i furnizimit) për të optimizuar TVSH-në
- Strukturimin e sistemeve apo licencave të shpërndarjes
- Trajtimin e TVSH-së në degët specifike (banka, sigurime, tregti elektronike, automjete, etj.)
- Negocimin me autoritetet tatimore
Taksimi i Sportistëve dhe Artistëve
Ne ofrojmë këshillim të specializuar për sportistët profesionistë, artistët dhe anëtarët e bordit, duke u fokusuar në taksat burimore vendase dhe të huaja (në origjinë), taksat e vendbanimit dhe strukturimin efikas të të ardhurave të tyre.